Mesazhe Universale

Ne Dënojmë me Urrejtje Shtypjen e Ushtruar nga Kina në Turkestanin Lindor

tr#313tr#3136 prill 2026
Ne Dënojmë me Urrejtje Shtypjen e Ushtruar nga Kina në Turkestanin Lindor

Që nga viti 1949, në Turkestanin Lindor që ndodhet nën administrimin e Republikës Popullore të Kinës, shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë të rriten dhe të jenë të pranishme në të gjitha fushat e jetës.

Qeveria kineze, veçanërisht për të shpëtuar nga popullsia vendase që jeton në rajon, ka vënë në zbatim "kampet e grumbullimit" të cilat, pasi u vërtetuan me imazhe satelitore dhe dëshmi në vitin 2018, u pranuan si të tilla, por përpiqet t'i prezantojë ato para botës si "kurse të fitimit të një profesioni" duke fshehur krimin dhe fajtorin, dhe në këtë mënyrë pretendon se do të pastrojë popullsinë e Turkestanit Lindor nga terrorizmi, diskriminimi dhe ekstremizmi. Në të vërtetë, në këto kampe kryhen krime që konsiderohen si krime kundër njerëzimit dhe nga shumë persona që kanë qëndruar në këto kampe nuk ka më asnjë lajm.

Duke pasur parasysh ekzistencën e aktiviteteve sistematike që synojnë zhdukjen e një kombi dhe një besimi fetar, është një e vërtetë e pamohueshme që veprimet në fjalë janë në kuadër të ‘Krimeve kundër Njerëzimit’.

Që nga marsi i vitit 2017, kur Qeveria kineze miratoi "Rregulloren për Luftën kundër Ekstremizmit", numri i turqve ujgur të mbyllur në kampe në rajonin e Turkestanit Lindor është rritur me shpejtësi. Sipas rregullores, shfaqja e përkatësisë fetare ose kulturore, qoftë edhe në hapësirë publike apo private, si lënia e mjekrës që konsiderohet "jo normale", mbajtja e perçes ose shamisë, falja e namazit, agjërimi, moskonsumimi i alkoolit apo mbajtja e librave ose shkrimeve që lidhen me Islamin ose kulturën ujgure, konsiderohen si "ekstremizëm".

Shkuarja për punë ose arsim, veçanërisht në vendet ku popullsia myslimane është në shumicë, apo komunikimi me persona që jetojnë jashtë Kinës, janë ndër arsyet kryesore që i bëjnë njerëzit të konsiderohen të dyshimtë. Pa dallim gjinie, moshe, qyteti apo fshati, të gjithë janë nën rrezikun e arrestimit.

Në raportin e publikuar nga Amnesty International me titull ‘ Kina: Ku janë? Koha për t’u përgjigjur për ndalimet masive në Rajonin Autonom të Ujgurëve të Xinjiangut ‘, këto shkelje janë vërtetuar me dëshmi të dëshmitarëve. Deklarata e Drejtorit të Amnesty International për Azinë Lindore, Nicholas Bequelin, lidhur me këtë çështje, “Nuk duhet lejuar që qeveria kineze të vazhdojë politikat e saj të pista që synojnë pakicat etnike. Qeveritë nga e gjithë bota duhet ta mbajnë Kinën përgjegjëse për makthin që po ndodh në Rajonin Autonom të Ujgurëve të Xinjiangut” tregon qartë rëndësinë e situatës.

Një komb po mohohet plotësisht, liria e adhurimit po injorohet, emrat dhe shkrimet në gjuhën turke po ndalohen, dhe rajonit të Turkestanit Lindor i është dhënë qëllimisht emri Xinjiang. Me këto veprime synohet të shkatërrohet ndërgjegjja kombëtare. Duke pretenduar se rajoni është një tokë e lashtë kineze, historia dhe vlerat e rajonit po injorohen.

I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të marrin përgjegjësi në këtë pikë, të gjitha institucionet ndërkombëtare, përfshirë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të vendosin menjëherë sanksione parandaluese në rendin e ditës, dhe i ftojmë opinionin ndërkombëtar të veprojë për popullin ujgur të Turkestanit Lindor.

(Burimi : https://shorturl.at/Zwvd8)

Ju pëlqeu ky artikull?

Ndajeni me miqtë tuaj