Hutbeja e Lamtumirës

O njerëz!
Dëgjoni mirë fjalën time.
Nuk e di, ndoshta pas këtij viti nuk do të mund të takohem më kurrë me ju këtu në mënyrë të përhershme.
O Njerëz!
Ashtu siç është i shenjtë dita e Arefes, ashtu siç është i shenjtë muaji i Zilxhixhes, ashtu siç është i bekuar qyteti i Mekës; edhe jetët tuaja, pasuritë tuaja, nderi juaj janë po aq të shenjta dhe të mbrojtura nga çdo lloj sulmi.
O shokët e mi!
Nesër do të takoheni me Zotin tuaj dhe do të jeni të pyetur për çdo vepër dhe sjellje të sotme. Mos u ktheni pas me devijimet e vjetra dhe mos vritni njëri-tjetrin. Le ta përcjellë këtë amanet timin ata që janë këtu, atyre që nuk janë. Mund të ndodhë që ai që i përcillet, ta kuptojë dhe ta ruajë më mirë se ai që e dëgjoi këtu.
O shokët e mi!
Kush ka një amanet, le ta kthejë te i zoti.
Çdo lloj interesi është hequr, është nën këmbët e mia.
Por duhet të ktheni vetëm borxhin tuaj kryesor. Mos bëni padrejtësi dhe mos u bëni viktimë e padrejtësisë.
Me urdhërin e Allahut, kamata është tashmë e ndaluar. Çdo lloj i këtij zakoni të shëmtuar të mbetur nga injoranca është nën këmbët e mia. Kamata e parë që heq është ajo e Abbasit, birit të Abdulmuttalibit.
O shokët e mi!
Edhe gjakmarrjet e ndjekura në kohën e injorancës janë hequr. Gjakmarrja e parë që heq është ajo e Rabias, nipit të Abdulmuttalibit.
O Njerëz!
Sot djalli ka humbur përgjithmonë fuqinë për të pasur ndikim dhe pushtet në këto toka tuaja. Por nëse i bindeni atij në çështje të vogla që i konsideroni të parëndësishme, përveç atyre që kam hequr, kjo do ta kënaqë atë. Ruajuni nga këto për të mbrojtur fenë tuaj.
O Njerëz!
Ju këshilloj të respektoni të drejtat e grave dhe të keni frikë Allahun në këtë çështje. Ju i keni marrë gratë si amanet të Allahut; i keni bërë të lejuara për veten tuaj duke dhënë fjalën në emër të Allahut për nderin dhe pastërtinë e tyre. Ju keni të drejta mbi gratë dhe ato kanë të drejta mbi ju. E drejta juaj mbi gratë është që ato të mos lejojnë askënd që ju nuk e pëlqeni të shkelë familjen tuaj. Ndërsa e drejta e grave mbi ju është që t’u siguroni atyre çdo ushqim dhe veshje sipas zakonit.
O besimtarë!
Ju lë dy amanete që, për sa kohë t’u përmbaheni fort, nuk do të humbni kurrë rrugën. Këto amanete janë libri i Allahut, Kur’ani Famëlartë dhe suneti i Profetit.
O besimtarë!
Dëgjoni mirë fjalën time dhe ruajeni mirë! Myslimani është vëllai i myslimanit dhe të gjithë myslimanët janë vëllezër. Nuk është e lejuar të shkelet ndonjë e drejtë që i përket vëllait tuaj në fe. Përjashtim bën vetëm ajo që jepet me dëshirë të plotë.
O shokët e mi!
Mos i bëni padrejtësi vetes suaj. Edhe shpirti juaj ka të drejtë mbi ju.
O Njerëz!
Zoti juaj është një. Edhe babai juaj është një. Të gjithë jeni fëmijët e Ademit, ndërsa Ademi është nga dheu. Nuk ka përparësi arabi ndaj jo-arabit, as jo-arabi ndaj arabit; as i kuqi ndaj të ziut, as i ziu ndaj të kuqit. Përparësia është vetëm në devotshmëri. Më i çmuari tek Allahu është ai që ka më shumë frikë prej Tij.
O njerëz!
I Lartësuari Allah i ka dhënë çdo të drejte të zotit të saj. Çdo njeri është përgjegjës për veprën e tij. Babai nuk është përgjegjës për fajin e të birit, as i biri për fajin e babait.
Kujdes! Mos bëni kurrsesi këto katër gjëra:
Mos i shoqëroni Allahut asgjë.
Mos i merrni jetën padrejtësisht askujt që Allahu e ka bërë të ndaluar dhe të paprekshme.
Mos kryeni kurvëri.
Mos vidhni.
O njerëz!
Nesër do të më pyesin për ju. Çfarë do të thoni?
Sahabët u përgjigjën:
"Ne dëshmojmë se e ke përcjellë mesazhin e Allahut; e ke kryer detyrën e profetësisë, na ke lënë amanet dhe na ke këshilluar."
Pejgamberi ngriti gishtin tregues drejt qiellit tri herë
"Dëshmo! o Zot!
Dëshmo! o Zot!
Dëshmo! o Zot!"
Hz Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të